Regjisori fitues i Oskarit, Paul Haggis, duhet të paguajë të paktën 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi shpall përgjegjës për përdhunimin e një gruaje.
Zonja Breest e cila është një nga pesë gratë që akuzuan skenaristin kanadez për veprime të padëshiruara që datojnë që nga viti 1996, tha se ishte mirënjohëse që juria zgjodhi të ndiqte faktet dhe e besoi.
69 vjeçari, i mohon akuzat dhe është zotuar të vazhdojë, me ekipin e tij, të luftojë për të pastruar emrin.Teksa doli nga gjykata i shoqëruar nga tre vajzat e tij të rritura, shkrimtari i Million Dollar Baby dhe Crash tha se ishte shumë i zhgënjyer nga rezultatet.
Në vitin 2017, zonja Breest, një publiciste, e paditi zotin Haggis, duke thënë se ai e kishte përdhunuar atë në shtëpinë e tij në lagjen SoHo të qytetit të Nju Jorkut katër vjet më parë.
Top Channel