Reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit kanë vijuar që prej ditës së djeshme, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar problematika.

 

 

Sipas institucioneve vendore atje, ditën e djeshme kanë rënë 30 mm shi dhe në orët e para të mengjesit të sotëm ka pasur 13 mm shi.

 

Akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura. Ka pasur prani inertesh në sasi të vogël në aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

 

 

Në një nivel jo shumë të lartë janë prurjet në përrenjtë e qarkut dhe lumin Shkumbin e Devoll.

 

Furnizimi me energji elektrike është i plotë me përjashtim të 2 fidrave në bashkinë Belsh, 1 fidri në njësinë administrative Tregan të bashkisë Elbasan dhe 1 fidër në Klos të bashkisë së Cërrikut.

 

Strukturat e emergjencave civile të bashkive janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

 

Top Channel