ATSH/- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e udhëtimeve që do të kryhen këtë javë, në kuadër të nisjes së procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë jashtë vendit dhe që duan të kthehen në Shqipëri.
Sipas njoftimit të MIE, në datën 20 do të kryhet udhëtimi Tiranë-Bari -Romë, Tiranë-Romë-Tiranë.
Ndërsa në datën 21 prill, bën të ditur njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të kryhen fluturimet Tiranë-Frankfurt-Tiranë.
Në datën 22 prill fluturimet vijojnë në linjën Tiranë-Londër-Tiranë dhe në datën 23 prill, do te kryhen fluturimet Tiranë-Paris-Tiranë,
