Pasditen e sotme janë riatdhesuar 128 shtetas shqiptarë nga Frankfurti.

Sipas udhëzimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, udhëtarët që banojnë në zonat e gjelbra do të karantinohen për 14 ditë në hotel. Ndërsa udhëtarët që banojnë në zonat e kuqe, do të karantinohen për 14 ditë në shtëpi.

Po ashtu të gjithë të riatdhesuarit do të duhet që të deklarojnë edhe adresën e saktë të vendbanimit.

Prej më shumë se një muaj mijëra shqiptarë janë riatdhesuar pasi kishin mbetur jashtë Shqipërisë nga mbyllja e kufijeve që pas shpërthimit të pandemisë.

/Ora News.tv/