Ndonëse kanë kaluar 6 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, procesi i rindërtimit ka mbetur vetëm në projekte dhe akoma nuk është zbatuar.

Në një komunikim të sotëm, Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, tha se se në planet e detyrueshme vendore janë 26 zona të reja zhvillimi. Ai tha se 14 plane të detyruara janë miratuar ndërkohë që 12 të tjera janë në proces miratimi.

Zonat në të cilat po punohet janë Durrësi, Shijaku dhe Laçi.

Ky proces është shumë i rëndësishëm ku bashkitë janë partnerë. I gjithë vlerësimi praktikisht dhe ligjërisht është në duart e këtyre institucioneve dhe është një proces mjaft të hollësishëm i cili është materializur në një manual që lejon hartimin e një invenari të çdo dosjeje.

Çdo ndërtese, pronësia, numri i anëtarëve të fmailjes, vlerësimi, cili është DS1, DS2 apo faza e rindërtimit. Më pas opinioni përfundimtar nga institucionet. Pastaj Këshili Bashkiak do marrë një vendim të mirëinforuar, nbështetur në dosjet që janë teknike, financiare dhe ligjore. Ka një sërë dosjesh të ndara sipas bashkive, ndërkohë që janë dhe kërkesat për grante rindërtimi, DS1, DS2 e me rradhë.

/Ora News.tv/