Java e parë e Shkurtit ka shënuar shifrat më të larta të të infektuarve dhe viktimave në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë. Vetëm këtë javë janë shënuar 7209 raste të reja me Covid si dhe 80 viktima.

 

Në 24 orët e fundit është raportuar një tjetër numër i madh infektimesh, gati 1/3 e rasteve të reja i përket Tiranës ndërsa Elbasani shënoi 72 raste. Rritje kanë shënuar ditë pas dite edhe të shtruarit në 4 spitalet Covid. Nëse në 1 Shkurt numëroheshin vetëm 365 pacientë në spitale, 7 ditë më pas numri i tyre ka shkuar mbi 430. Por ndërsa numrit vijojne të rriten dhe viktimat po ashtu, qytetarët vijojnë të tregohen indiferentë për zbatimin e masave.

 

Parqet, lokalet janë plot me grumbuj njerëzish. Në rrugë maska nuk mbahet. Të rinjtë janë ata që po shkelin masat anti-Covid. Këtë problem e ngrenë edhe të moshuarit në qytetin e Elbasanit, të ciëlt shprehen se shkak për përhapjen e shpejtë të këtij virusi po bëhen të rinjtë, të cilët nuk ruajnë as distancën nuk mbajnë as maskën. Aktualisht Qarku i Elbasanit ka 1582 persona aktiv me Sars-Cov 2.

 

Teksa konsumojnë një pije apo cigare, të rinjtë tregohen neglizhentë dhe të shkujdesur sikur mos të ishim në situate pandemie. Jo vetëm plot, por tavolinat në kafene janë ngjitur me njëra-tjetrën, duke mos respektuar distancën minimale prej 1.5 metrash.

Ministria e Shëndetësisë vijon të apelojë për kujdes të shtuar, por për sa kohë kjo situatë të vazhdojë me bare e kafene plot, shifrat e të prekurve me Covid do të shtohen. Elbasaninews.al

http://EdliraXHERRI