Kohët e fundit Rita Ora ka ndarë me ndjekësit foto dhe video nga karantina. Ajo ndodhet në shtëpinë e saj duke bërë një pushim dhe relaksim total nga koncertet dhe projektet që ka pasur.

Rita ka qenë aktive në “Instagram” duke postuar foto nga përditshmëria e saj në ambjentet rreth shtëpisë.

Së fundmi Rita ka postuar dy foto nga kopështi i shtëpisë e cila duket shumë në formë, por ajo që ka rënë më shumë në sy është veshja e saj. Këngëtarja ka veshur një bluzë me një dekolte shumë të hapur ku i nxjerr sheshit reçipetat e kuqe.

Ky postim ka marrë komente të shumta dhe të gjitha pozitive. Mesa duket ndjekësit e Ritës qenkan fansa të zjarrtë dhe e përgëzojnë atë në çdo gjë që bën.

ora news