Rozace , një sëmundje e lëkurës e cila shfaqet vetëm në fytyrë duke krijuar shume probleme dhe shqetësime.
Sëmundjet e lëkurës gjithmonë janë shoqëruar me probleme dhe shqetësime të shumta. Të tilla janë sidomos shqetësimet të cilat shfaqen në fytyrë. E tillë është edhe sëmundja e Rozacea-s. Gjatë bisedës me dermatovenerologen Amarda Gica në emisionin Shëndet +, ndër të tjera mjekja është shprehur se, Rozace është një sëmundje inflamatore kronike e lëkurës e cila shfaqet tek mollëzat, hunda, sytë dhe në te gjithë fytyrën. Ajo mund të shfaqet thjesht si një skuqje e lehtë në fytyrë dhe nëse nuk merret mjekimi i duhur, mund të avancojë duke shkaktuar probleme madhore si në frymëmarrje, kur ato krijohen në hundë dhe mosmbyllje të plotë të syve, deri ne tharje të syrit.
“Rozace përfaqëson një sëmundje inflamatore kronike të lëkurës , që ka një lokalizim tipik në zonën e fytyrës, që shfaqet dhe manifestohet me një skuqje tipike tek mollëzat, hunda, sytë. Fillon nga një skuqje deri në avancim me te shprehur në puçra të ngjashme me akne; si puçra të infektuara që krijojnë edhe probleme në frymëmarrje nëse janë në hundë, tek sytë shkaktojnë një mosmbyllje të plotë të syve dhe tharje të syrit…” u shpreh mjekja Amarda Gica.