Elbasani eshte i mbushur plot me histori si psh ky rrap i cili quheet rrapi i Bezistanit dhe Bazilika Paleokristiane….

Rrapi i Bezistanit ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Emërtimi i tij lidhet me tregun e mbyllur, i quajtur bezistan, bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shekullin XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit.