TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në aksin rrugor Elbasan-Librazhd qarkullimi i mjeteve po kryhet normalisht, pas problemeve të paraqitura një ditë më parë pas rrëshqitjes së dherave për shkak të reshjeve të shumta që përfshinë këtë qark.

“Pas rëshkitjeve të dherave në aksin Librazhd-Elbasan si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditën e djeshme, ARRSH ka marrë menjëherë masat duke qenë prezente me mjete e punëtorë, që në momentet e para duke bërë aksin të kalueshëm”, thuhet në deklaratën e ARSH-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se edhe përgjatë ditës së sotme ka vijuar puna për pastrimin e inerteve të mbetura.

ATSH