Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit të Dajç dhe Shkodër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Bashkia shkruan se nga përkeqësimi i situatës rrezikojnë shtëpitë dhe jeta e banorëve në Shirq të Dajçit, për shkak të rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.

Bëhet me dije se argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, s hkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Postimi i plotë:

BASHKIA E SHKODRES KERKON SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE NË ANEN E MALIT,  DAJÇ DHE SHKODËR.

Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë,  shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore  për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike.