Një grua ka dalë pozitive me koronavirus në Elbasan. Nga 10 tamponë që janë kryer 24 orët e fundit në këtë qytet, një prej tyre ka rezultuar e infektuar. Ditën e mërkurë, vendi ynë shënoi numrin më të lartë të të infektuarve me COVID që prej përhapjes së pandemisë, me 42 raste. Shifra më e madhe e të prekurve u regjistrua kryesisht në Tiranë dhe Shkodër. Përveç pacientëve të shtruar në Infektiv, është rritur edhe numri i personave që kanë nevojë për terapi intensive.