Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” arritën pikun. Por sa ndikon COVID-19 Tek Zemra? Mjekja kardiologe në Elbasan, Dr.Diamanta Shuteriqi, e intervistuar nga televizioni Skampa tregon me detaje sa rrezik paraqet Covid-19, për zemrën. Doktoresha thekson se për shkak të sëmundjes së mushkërive dhe mungeses së frymarrjes gjatë koronavirusit, shumë pacientë mund të pësojnë sulm në zemër.
Por ndërkohë që numri i te prekurve me Covid-19 çdo dite shënon shifra te frikshme, jetët e humbura po ashtu shtohen çdo dite. Ne vitin 2020 ne bashkine e Elbasanit u ndanë nga jeta 1648 persona, ndërsa ne vitin 2019 numri i vdekjeve ishte 1090. Nga te dhënat shkaku kryesor i vdekjeve ne vitin 2020 ka qene arresti kardiak/respirator. Mjekja kardiologe rendit shkaqet që po çojnë në fatalitet shumë persona, fatkeqësisht edhe moshën e re.
Sipas të dhënave numri i personave që kanë humbur jetë është në një rritje e ndjeshme krahasuar me mesataren e vdekjeve ne një periudhe normale ne Bashkine e Elbasanit. Vetëm ne qytet, ne vitin 2020 humben jetën 880 persona, ndërsa ne vitin 2019, 632 persona. Muaji që regjistroi numrin me te larte te vdekjeve ishte dhjetori, kur u shënuan 55 jete te humbura me shume se një vit me pare.
Doktoreshë Diamanta thekson ndër të tjera se teksa këto statistika vijojnë te rriten, po aq frikshëm po shtohet mungesa e ndërgjegjësimit. Baret e restorantet janë te tejmbushura ne çdo orar te ditës pa asnjë kriter sigurie, ndërsa përballe kolapsit ekonomik duket se është zgjedhur rruga e riskut te jetëve njerëzore. Për këtë situatë, doktoreshë Diamanta ka disa këshilla, ndërsa sheh si zgjidhje edhe shtrëngimin e masave.