Shqipëria është këto ditë nën ndikimin e rrymave të nxehta nga Saharaja, të cilën meteorologët e kanë cilësuar si valën e parë të nxehtë të këtij viti.

Temperaturat kanë arritur deri në 34 gradë celcius, që është tipike e stinës së verës, por po ndodh që tani në pranverë.

Sa do të zgjasë ky i nxehtë?

‘Gjendja do vazhdojë deri në 25 maj, pastaj temperaturat do të bien me 10 gradë, dhe do të jenë tipike të pranverës. Maji po bën më i nxehtë se i vitit të shkuar.’ tha meteorologia Adiola Bani për Top Channel.

Ndërkohë më herët SHMU, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak tha se vendi ynë këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me diell por edhe disa “siklete”.

“Sikleti” i parë do të jenë temperaturat të cilat jo dhe aq në vlerat minimale por në ato maksimale do të pësojnë rritje duke bërë që moti të jetë i nxehtë duke prekur vlera 36-37ºC.