”Nuk ka alternativa për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, deklaroi në fillim të takimit ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke theksuar se ”Moska po kërkon një marrëdhënie konstruktive, me të dyja palët në baza të barabarta dhe në respekt të interesave reciproke”.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock shprehu ndjenja të ngjashme.
“Me këtë udhëtim dua të bëj të qartë se marrëdhënia me Rusinë është shumë e rëndësishme, si për qeverinë e re gjermane, ashtu edhe për mua personalisht”, theksoi Baerbock.
“Duhet të gjejmë alternativa për marrëdhëniet e qëndrueshme midis Moskës dhe Berlinit,” shtoi ajo.
Por Baerbock jo vetëm u përqëndrua në temat aktuale por gjithashtu gjurmoi historinë e lidhjeve midis Gjermanisë dhe Rusisë, duke vënë në dukje “dimensione të thella historike të marrëdhënieve”, duke përfshirë dy luftëra botërore në të cilat të dy luftuan në fronte të ndryshme.
Luftat bënë që një pjesë e Gjermanisë t’i bashkohej blloku pro-sovjetik dhe, së fundmi, përsëri tensione, pasi Gjermania dhe pjesa më e madhe e Perëndimit akuzojnë Rusinë për abuzime të të drejtave të njeriut dhe ngacmime ndërkombëtare.
Ajo tha se historia e bëri atë të vendoste një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur, për të treguar solidaritet me viktimat e Luftës së Dytë Botërore, në të cilën mijëra vdiqën gjatë përpjekjeve gjermane për të pushtuar Rusinë.
“Dhimbjet historike midis dy vendeve tona udhëheqin gjithmonë politikën e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm. Dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës popullit rus për pajtimin tonë pas tmerreve të diktaturës naziste”, shtoi ajo.
Por lidhjet janë të tensionuara. Berlini së fundi dëboi disa diplomatë rusë nga Berlini pasi një gjykatë gjermane vendosi se vrasja e një shtetasi gjeorgjian në vitin 2019 ishte një vrasje e motivuar politikisht e organizuar pjesërisht nga ambasada ruse. Moska u përgjigj duke dëbuar edhe diplomatë gjermanë.
Gjermania akuzoi gjithashtu Rusinë se qëndron pas sulmeve të hakerëve në Bundestagun gjerman në vitin 2015 dhe për sulmin me armë kimike në vitin 2020 ndaj liderit të opozitës ruse Alexei Navalny. /os/