Një nga konferencat e këtij festivali ju dedikua Durrësit, Tiranës dhe Barit.

Sako prezantoi përpara pjesëmarrësve, të gjitha etapat e procesit të rindërtimit në Durrës, pas tërmetit tragjik të 2019 duke vënë theksin në reagimin e menjëhershëm të qeverisë shqiptare që mundësoi këtë proces duke dhënë një shembull edhe për vende të tjera pasi i gjithë ky program kompleks rindërtimi po realizohet në një kohë të shkurtër duke tejkaluar edhe vështirësitë e krijuara nga pandemia globale.

Sako deklaroi se, aktualisht në sajë të këtij procesi të suksesshëm, Durrësi po ringrihet edhe më i fortë se më parë dhe se të gjithë qytetarët e Durrësit do të kenë një qytet më të mirë, më të bukur dhe me mundësi të reja zhvillimi