14 patenta janë pezulluar nga ‘Rrugorët’ e Tiranës nga monitorimi me radar që është bërë në pak orë në autostradën Sauk-Teg.

Nga 14 patenta të pezulluara në total, 5 janë tërhjequr për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ndërsa 9 të tjera janë tërhequr për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Autostrada Sauk-Teg mbetet një rrugë problematike përsa i përket lëvizjes me shpejtësi të mjeteve, sepse të rinjtë kryesisht, e shfrytëzojnë atë për të bërë gara. Nuk kanë munguar as rastet kur në këtë autostradë për shkak të shpejtësisë janë regjistruar dhe viktima.