ATSH-DPA/ – “Apple” dhe “Google” publikuan sot një teknologji për të ndihmuar shtetet të ndjekin përhapjen e koronavirusit me anë të aplikacioneve që i njoftojnë përdoruesit, kur ata janë ekspozuar ndaj një personi të infektuar.
Dy rivalët e teknologjisë, programet e të cilëve mbizotërojnë tregun për pajisjet celulare, u bashkuan për të krijuar një kod të përbashkët, i cili mund të përdoret nga zhvilluesit e programeve kompjuterike për të krijuar aplikacione për gjurmimin e koronavirusit.
Aplikacionet mund të përdorin sinjalet “Bluetooth” të smartfonëve për të zbuluar përdoruesit që kanë qenë pranë njëri-tjetrit.
Kompanitë njoftuan se 22 vende dhe disa shtete amerikane po planifikojnë ta përdorin këtë teknologjinë për të krijuar aplikacione.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, gjurmimi i kontakteve është thelbësor për ngadalësimin e përhapjes së virusit, në mënyrë që ekonomia të hapet e sigurt. / / sara/