ATSH-AFP/ – Google konfirmoi sot se kishte marrë masa kundër dy mediave konservatore për shkak të komenteve të rrezikshme dhe fyese në faqet e tyre dhe në kundërshtim me rregullat e gjigantit të internetit dhe reklamat në internet.

“Zero Hedge”, një faqe financiare e djathtë, nuk do të mund të përdorë më një platformë publicitare të Google dhe  “The Federalist”, një revistë konservatore që trajton politikën dhe fenë, është paralajmëruar që të korrigjojë problemin.

“Seksioni i tyre kushtuar komenteve shkel rregullisht rregullat tona me komente të rrezikshme dhe fyese”, justifikoi Google.

“Ne kemi vendosur rregulla strikte për edituesit tanë, të cilët rregullojnë përmbajtjen pranë së cilës mund të shfaqen reklamat. Kjo gjithashtu ka të bëjë me komentet në këto faqe që prej një kohë të gjatë”, theksoi një zëdhënës i grupit kalifornian.

Në Twitter, Google tha që seksioni i komenteve i ”The Federalist” ishte hequr tashmë dhe se problemi ishte zgjidhur.

“Zero Hedge”, nga ana e tij, ka treguar në faqen e saj se synon të apelojë këtë vendim, i cili do të kishte një ndikim negativ material në faqe./ /ec/