ATSH-DPA/ – Astronautët amerikanë po bëjnë përpjekjen e dytë për t’u nisur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, edhe pse kushtet e motit mund të shtyjnë edhe nisjen e dytë.
Astronautët, Doug Hurly dhe Bob Behnken hipën në kapsulën amerikane “SpaceX Crew Falcon 9”, e vendosur për tu nisur nga një raketë amerikane, në orën 19:22 GMT.
Megjithatë, ekziston një mundsi 50% se kushtet e paqëndrueshme të motit, duke përfshirë retë e dendura dhe stuhitë, mund të shtyjnë nisjen nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, sipas një raporti zyrtar të motit.
Astronautët në misionin “Demo-2” do të shkojnë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke shënuar nisjen e parë nga territori amerikan në gati një dekadë dhe hera e parë që një firmë private dhe jo një agjenci hapësinore qeveritare, dërgon astronautë në orbitë./ /sara/