QENDRA HAPËSINORE ”KENNEDY”, 30 maj /ATSH-AFP/ – Astronautët amerikanë Bob Behnken dhe Doug Hurley fluturuan sot nga qendra hapësinore ”Kennedy” në Florida, brenda një rakete ”SpaceX”, kompania e parë private që iu besua NASA-s me një mision kaq prestigjioz dhe të rrezikshëm.

Me një zhurmë të dëgjuar për rreth një milje rreth e rrotull bregdetit të Floridas, një raketë ”Falcon 9” nga kompania e themeluar nga Elon Musk u ngrit në orën 19:22  GMT dhe minutat e para të fluturimit kaluan pa pengesa.

Faza e parë e raketës u shkëput, ashtu siç pritej pas dy minutash fluturimi, ndërsa faza e dytë vazhdoi të shtyjë kapsulën e ”Crew Dragon” drejt destinacionit të saj Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor./ a.jor.