
Nënshkrimi i një marrëveshjeje kornizë në mesin e muajit qershor nuk ka sjellë deri tani ndonjë përparim të madh diplomatik drejt përfundimit të konfliktit, i cili prej më shumë se pesë muajsh ka përfshirë Lindjen e Mesme dhe ka tronditur ekonominë botërore.
Pasi kishte kërcënuar Iranin me një sulm të ri të madh, Trump njoftoi të shtunën në mbrëmje se kishte hequr dorë nga ky plan, duke lënë të kuptohet se ishin arritur zhvillime pozitive në planin diplomatik.
“Sigurisht që ata nuk duan të sulmohen. Ata e dinin përmasën e këtij sulmi, sepse e shihnin se po përgatitej”, deklaroi Trump dje në mbrëmje gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial.
“Ajo që po bëjmë tani është të bisedojmë me ta në kuadër të negociatave”, shtoi ai, duke bërë të ditur se diskutimet do të nisin sot pasdite, pa dhënë detaje të tjera.
Deri tani, as Teherani dhe as vendet ndërmjetësuese nuk e kanë konfirmuar zhvillimin e këtyre bisedimeve. Megjithatë, Irani deklaroi dje se ishte pranë arritjes së një marrëveshjeje me Omanin lidhur me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit./ /Ad.Ab./ a.jor.


























