/ATSH-AFP/ – Gjiganti i hidrokarbureve ”Royal Dutch Shell” zbuloi sot detaje për planin e tij për t’u bërë neutral i karbonit deri në 2050, i cili do të përfshijë investime prej pesë deri në gjashtë miliardë dollarë në vit në energji të reja.
“Këto shpenzime do të drejtohen në prodhimin e energjisë së rinovueshme, prodhimin e biokarburanteve apo edhe pikat e ngarkimit për automjetet elektrike”, sipas një njoftimi për shtyp.
Në të njëjtën kohë, ”Shell” pret një rënie graduale në prodhimin e saj të naftës, e cila arriti kulmin në 2019..
”Shell” kishte zbuluar tashmë linjat e mëdha të ambicieve të saj energjitike, por nuk kishte dhënë shumë detaje, gjë që kishte nxitur dyshimet, në mënyrë të veçantë të OJQ-ve për seriozitetin e objektivit.
Grupi, si i gjithë sektori, po përballet me tronditje të mëdha, të cilat shtyjnë drejtuesit e mëdhenjqë të rishikojnë urgjentisht modelin e tyre nën presionin e shoqërisë civile për shkak të krizës së klimës dhe në një treg të naftës të rrënuar nga rënia e kërkesës si pasojë e pandemisë.
”Shell” po zbulon në veçanti një kalendar për uljen e pritshme të emetimeve të CO2, në rendin prej 6 deri në 8% deri në 2023, 20% deri në 2030, 45% deri në 2035 dhe 100% deri në 2050./ /ec/