Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë shprehet se “paneli ndahet në dy seksione. Në pjesën e sipërme paraqitet Shën Maria që mban në krahun e saj të majtë Krishtin fëmijë. Ajo e mban atë me dashuri ndërsa ai i veshur me roba mbretërore mban në dorë të djathtë sferën e botës ndërsa në dorë të majtë skeptrin mbretëror”.
Virgjëresha është e tipit Hodigitria. Në kokën e saj shfaqet kurora mbretërore të cilën ia afrojnë dy engjëj në fluturim. Këto dy figura janë pikturuar mbi re puplore për të treguar natyrën e tyre qiellore . Engjëjt gjithashtu mbajnë në duar nga një elitar të shenjtë që përmban himne kushtuar nënës së Zotit. Shën Mëria me Krishtin rrethohen në të dy anët nga trendafila rozë të cilat shprehin pafajësinë e Virgjëreshës dhe pas tyre shpaloset bota qiellore në tone të arta.
Në pjesën e poshtme paraqiten tre shenjtorë në pamje ballore. Duke nisur nga e majta në të djathtë paraqiten me rradhë Shën Gjergji, i cili paraqitet mbi kalin e bardhë duke vrarë dragoin. Pas tij vjen Shën Konstandini me kuroren mbretërore në kokë dhe në duar mban ungjillin e shenjtë si dhe skeptrin mbretëror. Ai paraqitet i veshur me veshjen ceremoniale.
I treti është Shën Dhimitri i cili është veshur po ashtu me rrobën ceremoniale dhe njëlloj si Shën Gjergji dhe ai pararitet mbi një kalë të kuq. Sfondi pas tyre është pikturuar në të gjelbër e cila përshkallëzohet tonalisht duke nisur nga sipër dhe dy figurat e shënjtorve mbi kuaj formojnë një simetri mjaft interesante./k.s/j.p/