Në takimin e radhës në emisionin “Shëndet + “, tema për të cilën u diskutua ishte dermatologjia. Në studio, e ftuar ishte mjekja e mirënjohur dermatologe Violeta Dajçi. Ajo ka folur rreth problemeve dermatologjike të shkaktuara nga rrezet e diellit. Doktoreshë Violeta, në fillim të bisedës ka folur rreth të mirave dhe të këqijave që dielli I shkakton lëkurës sonë. Ajo ka shpjeguar se dielli merr pjesë në shumë procese fiziologjike ku më kryesori është ai i formimit të Vitaminës D që ndikon drejtpërdrejt në formimin e kockave. Por që gjithashtu shkakton dhe pasoja të rënda dhe këshilla e dermatologes është që të jemi selektivë ndaj tij, pra të mos qendrojmë shumë gjatë të ekspozuar ndaj tij dhe të zgjedhim periudhat kur rrezet e tij ndikojnë për mirë në lëkurën tonë. Të jesh selektiv, do të thotë të marrësh rrezet e shëndetshme. Dr. Violeta ka këshilluar përdorimin e kremrave të diellit në pranverë, verë madje dhe në dimër për shkak se Shqiperia si një vend mesdhetar është gjithmonë “i përkëdhelur nga dielli” në shumicën e 365 ditëve të vitit duke patur rrezatime të forta dhe në periudhat e ftohta. Rrezet diellore gjithashtu krijojnë melaninën në lëkurën tonë. Marrja e këtyre rrezeve të dobishme duke dalë në mëngjes pa vendosur krem dielli, sepse rrezet UVB janë shumë të shëndetshme në mengjes, pra para orës 10:00, ndërsa pas kësaj ore dhe gjithashtu para orës 17:00 rrezet janë UVA pra, rrezet më të dëmshme që mund të shkaktojnë djegie të lëkurës madje dhe kancer të lëkurës. Sipas saj, fëmijët dhe moshat e treta duhet të mbahen në kujdes të veçantë për të mos i ekspozuar shumë ndaj rrezeve diellore duke u kthyer në “pre”të lehtë ndaj rrezeve diellore. Doktoresha e njohur u ndal dhe tek suplementet të cilat trajtojnë lëkurën më saktë tek kremrat e lëkurës ku ajo ka sugjeruar brand-e si Rilastil, Korff. Këto brand-e, qytetarët elbasanas kanë fatin t’i gjejnë vetëm tek farmaci “Roma”. Mjekja dermatologe ka folur dhe për bashkëpunimin e frytshëm që ajo ka me farmacisten e njohur e cila drejton pikërisht këtë farmaci, zonjën Aida Dedja me një eksperiencë shumëvjeçare duke u kthyer kështu në një vlerë të shtuar për qytetin tonë. Njollat kafe janë një problem madhor i cili shkaktohet më shumë tek femrat gjatë periudhës së shtatëzanisë, por dhe nga medikamentet nga patologji të ndryshme që merren si nga femrat dhe tek meshkujt. Për këto njolla ajo ka sugjeruar linjën D-Clear një linjë e gjërë me kremëra diellore dhe micropilling. Zgjidhje ka dhe për rrudhat të cilat kanë mbetur dhe që nuk janë parandaluar. Duhet të tregojmë kujdes për fytyrën tonë trajtimi në kushte shtëpiake, por dhe me kremra antirrudhë. Zgjidhje të tjera janë botoxi, mbushjet me filler e shumë trajtime të tjera. Kontakti me një mjek dermatologjik duhet të jetë I pandarë qoftë dhe për një këshillim në lidhje me zgjedhjen e një kremi. Mjekja Violeta Dajçi ka folur rreth kancerit të melanomës e cila mban vendin e parë për nga rrezikshmëria. Në qoftë se ndër 1000 persona shfaqet në dy, atëherë të dy këta persona gjejnë vdekjen. Doktoresha ka theksuar se kremërat më të mirë dermatologjike janë: Rilastil, Korff dhe Estetikos të cilat janë të certifikuar. Në përfundim të bisedës dermatologia ka ndarë me shikuesit e saj vendodhjen e klinikës së saj e quajtur “Skin Blossom”. Klinika ndodhet në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Përgatiti:Natrin Çoçka

 

#shendet+ #violetadajci #rilastil #dermatologjia #tvskampa