“Mjekët janë truri i një spitali ndërsa infermierët zemra e tij”.
Profesioni i infermierit është një profesion human, mbi të gjitha, përpara se ata të jenë shërues të plagëve sipërfaqësore, janë shërues te shpirtit. Me përkushtimin , mbështetjen, harmoninë dhe dashurinë që ato përcjellin bëjnë të mundur shërimin e pacientit. E ftuar në emisionin Shëndet+, infermierja e njohur në Elbasan, Arzi Sadiku , na tregon për detyrat dhe punën e një infermieri.
“Detyra e infermierit është një detyrë humane në radhë të parë, të sillet me edukatë. Më pas vjen higjiena personale, etika e veshjes e uniformës , higjiena e dhomës ku kryhet shërbimi, higjiena e të sëmurit, rregullimi i shtratit të sëmurit dhe pastaj fillohet me shërbimin në të njëjtën kohë kur kartela e të sëmurit është plotësuar nga mjeku përkatës”- u shpreh infermierja Arzu Sadiku.


























