Reshjet e shumta të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në vend.
Bëhet me dije se nga reshjet intensive në Krujë janë përmbytur tokat në fshatrat Derven, Luz, Bilaj, raporton newsbomb.al. Gjithashtu toka të përmbytura ka edhe në fshatrat Murqinë dhe Mallkuç.
Për shkak të reshjeve ditën djeshme lumi Ishëm doli nga shtrati dhe rreth 5000 hektarë tokë gjenden ende nën ujë.
Mësohet se vijojnë reshjet e dëborës në Dibër në lartësinë mbi 600 mbi nivelin e detit.
Alarmi është dhënë edhe për përroin e Zeranikës në Elbasan, i cili rrezikon të dalë nga shtrati.
Sakaq nga fshatrat e Sukthit janë evakuar mbrëmë 18 persona nga 3 familje që janë sistemuar në kavalishencën në zonën e Plepave.