Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej ditësh duke sjellë probleme të shumta në disa zona.

 

Si pasojë e rreshjeve të shiut gjatë natës kanë rënë masivë shkëmbor në aksin Kukës-Shishtavec.

Probleme janë raportuar edhe në akse të tjera.

Fshatrat Shishtavec, Bushtricë, Ujëmisht e Grykëçajë kanë mbetur pa energji elektrike.

Shiu dhe era e fortë kanë rrëzuar pemë dhe kabina prej druri edhe në zonën  e Lungomares.

Ndërkaq lundrimi detar ende vijon të jetë i pezulluar.

Sipas “Meteoballkan”, një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, por do të jetë më pak i fuqishëm se ai që kaluam.