ATSH/- Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Turqinë, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2020, llogariten gati 38 miliardë lekë.

Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), shkëmbimet tregtare me Turqinë zënë 6,9% të gjithë vëllimit tregtar.

Sipas INSTAT-it, eksportet gjatë kësaj periudhe llogariten 1,6 miliardë lekë, me një rritje prej 300 milionë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga Turqia, Shqipëria ka eksportuar kryesisht materiale ndërtimi dhe metale, por edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Të dhënat tregojnë se Turqia ka qenë një treg i rëndësishëm për importimin e mallrave të ndryshme drejt Shqipërisë. Gjatë periudhës janar-gusht nga Turqia u importuan 36 miliardë lekë mallra.

Nga Turqia, Shqipëria ka importuar kryesisht tekstile dhe këpucë, si dhe produkte kimike dhe plastike./a.gjonaj/j.p/