Një bombul gazi ka shpërthyer në një shtëpi dykatëshe në Pogradec.

I plagosur ka mbetur pronari i shtëpisë. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Sapo i zoti i shtëpisë është munduar të ndezë diçka në kuzhinë, ambienti ka qenë i mbushur nga gazi, i cili më pas ka provokuar edhe flakët.

Aktualisht nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, nëse është e rëndë apo nëse është lënduar lehtë.

Bashkëshortja e tij fatmirësisht nuk është plagosur pasi ndodhej në katin e dytë të ndërtesës