Tre efektivë të Policisë së Elbasanit kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.
Njëri prej tyre, efektiv i forcave Shqiponja është dërguar menjëherë drejt Tiranës në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ka shfaqur.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e dy efektivëve të tjerë. Shifra të frikshmë janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 3 persona kanë humbur jetën dhe 281 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Që prej së enjtes është në fuqi mbajtja e maskave si në ambientet e mbyllura dhe në të hapura, gjithsesi, numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Newsbomb