Një 42 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, pasi shtëpia ku ai jetonte ka shpërthyer në flakë.

Bëhet me dije se burri me inicialet N.Xh jetonte i vetëm. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.newsbomb