Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën hekurudhore midis gadishullit të Krimesë dhe Rusisë në orët e para të së shtunës.

Një rezervuar karburanti është përfshirë nga flakët, por ende nuk dihet shkaku. Pamjet tregojnë një tren në urën hekurudhore të ngushticës Kerç.

Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Moska, e cila tani përdor urën për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë.

Një këshilltar i kreut të Krimesë, i cituar nga agjencia shtetërore ruse Ria Novosti, tha se po punohet për shuarjen e zjarrit.

Media shtetërore ruse, ndërkohë, ka njoftuar se trafiku është pezulluar në urë.

Ura e Krimesë thuhet të jetë një objektiv kyç për forcat ukrainase që kanë sulmuar logjistikën ruse. Ura përtej ngushticës Kerç u hap nga Presidenti Vladimir Putin në vitin 2018, katër vjet pasi Moska aneksoi ilegalisht Krimenë.

Vendkalimi është më shumë se 100 milje nga territori i mbajtur nga Ukraina. Në urën e Kerçit kalojnë rreth 40,000 makina në ditë dhe 14 milionë pasagjerë dhe 13 milionë tonë ngarkesë në vit.

 

Top Channel