Një banesë në Pogradec gjatë orëve të para të mëngjesit i është vënë në oborr një lëndë plasëse.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në fshatin Starovë në Pogradec.
Mësohet se lënda plasëse është vënë në oborrin e banesës 53-vjeçarit Petrit Çekiçi. Nuk dihet ende aryeja e këtij akti.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka dëmë në njerëz apo material.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
“Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.