Falë një algoritmi, unaza, e krijuar nga kompania finlandeze ”Oura” nga e cila merr emrin e saj, arrin të kombinojë dhe interpretojë disa parametra biologjikë duke i monitoruar vazhdimisht, si temperatura e trupit, ritmi i frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe niveli i aktiviteti fizik.

Analizat e para tregojnë se një ndryshim në temperaturë ndodh disa ditë para se të shfaqen simptomat e koronavirusit.

Falë të dhënave të mbledhura, autorët e studimit shpresojnë të përfundojnë zhvillimin e algoritmit deri në fund të vitit dhe se ai mund të ndihmojë autoritetet shëndetësore që të përmbajnë përhapjen e koronavirusit.

“Kjo nuk është vetëm një çështje shkencore, por edhe një çështje sociale. Ideja e ekspertëve është të eliminojnë çdo informacion të mundshëm që i atribuohet individit nga të dhënat, duke filluar nga pozicioni i tyre, duke shoqëruar secilin person me një numër identifikimi të rastësishëm”, theksoi Benjamin Smarr, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, një nga koordinatorët e studimit.

“Me këto unaza në gishta ne mund të fillojmë të imagjinojmë një sistem paralajmërues të hershëm publik për Covid-19”, shtoi ai. /os/