Pas 30 mjekëve dhe infermierëve që u dërguar në fazën e  parë drejt Italisë në ndihmë të stafit mjekësor për përballimin e emergjencës së koronavirusit, Shqipëria ka nisur sot edhe 60 mjekë dhe infermierë të tjerë.

Françeska, indermiere nga Fieri, tha për Rtv Ora se aplikimi ka qenë spontan pas thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë për t’iu bashkuar luftës kundër Covid-19.

“Duke parë situatën e krijuar si ktej dhe në Itali doja të ofroja ndihmën time. Më vjen mirë që kërkesa ime u miratua, jam shumë e lumtur.Punoj në një klinikë në Fier. Jemi rreth 60 veta mjekë dhe infermierë. Mbërritjen e kemi në Romë, se ku do të shpërndahemi pastaj nuk e di”.

Ajo thotë se kjo ka qenë një zgjedhje personale e saj dhe se iu desh punë për të marrë miratimin e familjes.

“Familjarët nuk ishin dakord, ishin pak të trembur për shkak të situatës dhe që dëgjojnë.Me pak mundim e pranuan.”

E pyetur nëse e ka bërë testin për Covid-19, ajo u përgjigj:

“Jo nuk e kam bërë, besoj se nuk jam e prekur.”

/Ora News.tv/