ATSH-ANSA/ – Qyteza inkase e Machu Picchut, vendi kryesor turistik i Perusë, nuk do të rihapet më 1 korrik siç njoftohet nga qeveria, raportoi shtypi lokal, duke cituar autoritetet.

Rihapja e Machu Picchut është shtyrë për shkak të vonesave në zbatimin e masave të sigurisë shëndetësore të vendosura nga qeveria dhe frikës së kontaminimit të popullsisë së  zonës, ndërkohë që numri i të vdekurve nga koronaviruset në vend ka tejkaluar 8 000.

Ndërsa jetonte me të ardhurat nga turizmi, Machu Picchu, deri tani i paprekur nga pandemia, kundërshton rihapjen nga frika e kontaminimeve.

Operatorët turistikë të Machu Picchut kanë njoftuar protesta kundër rihapjes.

Javën e kaluar, qeveria peruane njoftoi planet për rihapjen e zonës në korrik, duke kufizuar numrin e vizitorëve në 675 në ditë.   /os/