Tradhtia mund të falet, por jo të harrohet, sipas këngëtares Shania Twain, e cila, rrëfeu pabesinë që tronditi martesën e saj me Robert “Mutt” Lange.

E ftuar në podcast-in “Great Company With Jamie Laing”, artistja tregoi momentin e vështirë, kur në vitin 2010 mori vendimin për t’u divorcuar, pasi mësoi se ish-bashkëshorti kishte një tjetër romancë me miken e saj, Marie-Anne Thiébaud.

Megjithatë, Twain pohoi se e u trishtua tej mase, por megjithatë nuk mbaj mëri ndaj Lange, pasi sikurse thotë “pesha e fajit rëndon mbi të”

“Është shumë e vështirë të urresh ose të mos jesh në gjendje të falësh dikë që mendon se është qenie njerëzore që meriton ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Unë mendoj se ne të gjithë e bëjmë këtë. A e urrej ish-burrin tim për një gabim? Jo. Është gabim i tij. Nuk është gabimi im”.

Më tej, ajo theksoi se ndonëse e ka falur, nuk e ka harruar tradhtinë.

Artistët u martuan në vitin 1993 dhe qëndruan bashkë për 15 vjet. Në vitin 2008, ata njoftuan se po ndaheshin dhe finalizuan divorcin në vitin 2010.

Ndërkohë, Twain u bashkua me ish-bashkëshortin e Thiébaud, Frédéric Thiébaud, u martua me të në vitin 2011 dhe janë ende bashkë.

Top Channel