Studimet e fundit e rendisin sigurinë ushqimore si ndër shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme. Në vendet në zhvillim si Shqipëria, siguria ushqimore mbetet sfidë. Në vitet e fundit, politikat e sigurisë ushqimore kanë zënë vendin e duhur në radhën e prioriteteve strategjike, duke u përfshirë edhe në dokumente të rëndësishme politike, siç është programi i qeverisë “Strategjia e Sigurisë Kombëtare”.
Parë në të gjitha këndvështrimet, siguria ushqimore konsiderohet si një e drejtë themelore njerëzore dhe, nga ana tjetër, si një detyrim i institucioneve shtetërore për ta garantuar atë. Por pavarësisht të gjithë përpjekjeve qytetarët janë skeptik te kontrolli i ushmimeve që bëhet nga ana e shteti. Qytetatarët elbasanas shprehen për Tv Skampa se janë të pasigurtë në atë që konsumojnë, ndërkohë që kontrollet e shtetit duhet të fokusehen tek fermerët e më pas në të gjitha hallkat në vijim.
E drejta për ushqim përbën nevojë jetike për njeriun, por garantimi i saj nuk mund të nënkuptohet pa cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore që konsumojmë, ose thënë ndryshe, siguria ushqimore. Kontrollet zyrtare të sigurisë së ushqimit apo monitorimet përkatëse të ushtruara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tek operatorët e biznesit ushqimor kanë evidentuar edhe raste kur kërkesat ligjore nuk janë përmbushur dhe në varësi të tipologjisë së kundërvajtjeve të evidentuara janë individualizuar edhe masat administrative korresponduese.