ATSH/Në mbështetje të situatës së krijuar prej COVID-19, krahas spitaleve të vëna në dispozicion, në rikonstruksion është edhe një strukturë e katërt.

Eugena Tomini, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik u shpreh se në dispozicion për të sëmurët në gjendje të rëndë aktualisht janë 310 shtretër në dy spitalet COVID.

“Si ju kemi vënë në dijeni edhe nga deklarimet e mëparshme zyrtare, ne kemi në gatishmëri dhe funksionale, COVID 1 apo spitalin e shërbimeve të sëmundjeve infektive, kemi COVID 2 spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe përkatësisht 120 shtretër dhe 190 shtretër. Në gatishmëri për COVID dhe situatën epidemiologjike në vend, ne jemi duke përgatitur shërbimin e ish-kurirgjive dhe ndërkohë një spital i katërt i cili do të jetë në mbështetje dhe është në rikonstruksion si një strukturë tjetër mbështetëse e COVID-19″.

z.tosku. /a.g/