TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Mbi 163 milionë lekë shënon deri tani vlera e aplikimeve të fermerëve nga 12 qarqet e vendit, në Skemën Kombëtare 2020, për të përfituar subvencione në bletari.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, 1 mijë e 447 fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga masa e dytë e mbështetjes për bletari, nga totali i 7 434 aplikimeve që janë kryer deri tani nga fermerët për 7 masat që mbështet Skema që janë: Tufa bazë e matrikulluar; Bletaria; Financime për zëvendësim plastmasi termik; Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike; Mbështetje për fermat organike; Certifikimi Global Gap; Investime në agroturizëm.
Ulja e numri nga 100 në 50 koshere është bërë me qëllim për t’i dhënë një tjetër nxitje zhvillimit të këtij aktiviteti.
Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.
ATSH