KOPENHAGË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, 42 vjeçe, do të rishikojë planet për martesën me partnerin e saj, Bo Tengberg për shkak të samitit të ardhshëm special të BE-së, njoftoi ajo.

“Mezi pres të martohem me këtë njeri fantastik. Por, nuk duhet të jetë aq e lehtë”, postoi Frederiksen në Facebook.

Samiti i veçantë në mes të korrikut po mbahet që krerët e shteteve dhe qeveritë e BE-së të mund të gjejnë një kompromis në negociatat për programin prej 750 miliardë eurosh, për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Samiti special do të mbahet më 17 dhe 18 korrik dhe Frederiksen duhet të jetë në Bruksel, kur ajo dhe Tengberg po planifikonin të martoheshin, kështu që çifti duhet të ndryshojë planet.

ATSH