ATSH/ – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsumatorët së shpejti mund të përballen me rritje të çmimeve për një gamë të gjerë produktesh, shkruan il messaggero.it.

Ndër produktet e prekura nga tarifimet ishte edhe ”Barbie” ikonë, një simbol i Amerikës.

Origjina e kësaj rritjeje janë tarifat ndaj importeve kineze të vendosura nga Donald Trump.

Përveç lodrave, lista e produkteve në rrezik përfshin veshje, elektronikë, materiale ndërtimi, kimikate, komponentë automobilistikë dhe madje disa produkte ushqimore.

Jo vetëm kaq.

Videolojërat, çipat dhe çdogjë elektrike është gjithashtu në syrin e ciklonit.

Rreth 40% e atyre të blera në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar janë prodhuar në Kinë./ /os/