ATSH/ – Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi sot nga Vlora se “Bashkimi Europian e ka mirëpritur atë marrëveshje politike që u arrit në datën 5 qershor. Ka qenë një marrëveshje e rëndësishme, një proces gjithëpërfshirës”.
Tashmë, theksoi ai, “është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet shumë shpejt. Kjo është përparësia e parë sepse marrëveshja parashikon edhe iniciativa si përshembull krijimi i Komisionit Qendror. Po ashtu edhe çështje të tjera të cilat janë shumë rëndësi. Gjëra pra që duhet të ndodhin shpejt. Prandaj ne ftojmë parlamentin që ta miratojë këtë marrëveshje shpejt”.
“Ju keni të drejtë reforma zgjedhore është një kusht kyç për të filluar negociatat e anëtarësimit. Ka qenë një gjë që është bërë e qartë edhe në përfundimet e Këshillit në mars të vitit 2020 dhe pa këtë kusht Shqipëria nuk mund të fillojë Konferencën e parë Ndërqeveritare. Prandaj ky si kusht duhet përmbushur patjetër dhe prandaj është një gjë që duhet të bëhet patjetër”, tha Soreca.
“Natyrisht që ne kemi parë që janë bërë edhe disa propozime shtesë ato të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor. Këto nuk janë pjesë e rekomnadimeve të OSBE/ODIHR-it janë jashtë tyre. Ato që u kërkuan në fakt nga këshilli i BE. Po ashtu kemi parë që sipas orientimeve të Këshillit të Venecias dhe OSBE-së këto ndryshime për sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshin konsultimet e duhura. Ne natyrisht e njohim rolin e parlamentit sa i përket miratimit të elementëve shtesë të reformës zgjedhore, në lidhje me sistemin zgjedhor, ne inkurajojmë të gjithë palët e përfshira që të vazhdojnë diskutimet, dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe me të njëjtin mekanizëm gjithpërfshirës që u tregua gjatë miratimit të marrëveshjes të datës 5 qershor të reformës zgjedhore. Më lejoni të them që këtu fjala gjithëpërfshirëse është shumë e rëndësishme kur flasim”, tha Soreca.
/gj.mima/ /a.g/