ATSH-DPA/ – Rreth 150 migrantë afrikanë janë shpëtuar nga tre anije që udhëtonin në ujërat e Atlantikut pranë ishujve Kanarie të Spanjës, thanë sot shërbimet spanjolle të shpëtimit.

”Migrantët u sollën në breg për kujdes dhe regjistrim”, shkroi në Twitter organizata e shpëtimit ”Salvamento Maritimo”.

Numri i njerëzve që rrezikojnë kalimin e rrezikshëm për jetën nga Afrika në arkipelagun spanjoll është rritur ndjeshëm këtë vit.

Sipas UNHCR-së, 22 249 migrantë janë numëruar në rrugë që nga fillimi i vitit.

Vitin e kaluar kishte pak më pak se 2 700.

Saktësisht, sa migrantë kanë vdekur në det është e panjohur, por OKB beson se ka pasur më shumë se 400 viktima./ a.jor.