Pas takimit të parë të suksesshëm, Shëndet + plus rikthehet me një tjetër temë dhe një tjetër të ftuar nga fusha e mjekësisë. Tema e rradhës e cila u trajtua në këtë takim ishte Spoku.E ftuar për të folur për këtë tematikë shqetësuese ishte specialistja e mirënjohur e Pneumologjis pranë Spitalit Amerikan,Jolanda Nikolla. E gjendur për herë të parë në një studio televizive në qytetin tonë,ajo ka folur mbi çdo gjë që e rrethon këtë sëmundje. Ajo ka shpjeguar se Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike e njohur ndryshe si SPO, është një sëmundje e cila është e parandalueshme, e menaxhueshme, por fatkeqësisht e pashërueshme. Në vazhdim,e pyetur në lidhje me shkaqet e kësaj sëmundjeje ajo ka shtuar se kjo sëmundje e mushkërive ka disa faktorë risku. Një ndër to është dhe duhanpirja ose ekspozimi kronik ndaj tymit të duhanit. Studimet më të fundit,ka shtuar mjekja,kanë treguar se cigarja është shkaktari kryesor i shfaqes së sëmundjeve të ndryshme në mushkëri,prandaj duhet të mendohet seriozisht lënia e menjëhershme e saj. Por edhe ndotja e ambientit të jashtëm dhe atij të brendshëm është një tjetër shkaktar i spokut. Gjithashtu faktori gjenetik është i rëndësishëm për tu përmendur si riskues për shëndetin. Jolanda Nikolla ka folur dhe për simptomat e para të kësaj sëmundjeje të cilat janë: kolla kronike tek duhapirësit pra një kollë me zgjatje 2 javore e njohur ndryshe si një kollë persistente,me ose pa sekrecione, është një sinjal i cili duhet t’ju drejtoj tek një mjek.Gjithashtu një vështirësi në frymëmarrje e cila vjen duke u përkeqësuar dhe nuk është pjesë e një situate virale duhet ta shqetësojë në mënyrë të menjëhershme një duhanpirës. Specialistja është pyetur gjithashtu rreth moshave më të riskuara për tu prekur.Ajo ka shpjeguar se mosha më e riskuar për tu prekur nga kjo sëmundje është mbi 40 vjeç pra duanpirësit kronik mbi 40 vjeç. Por të riskuar janë dhe personat nën 40 vjeç ku duhani kalon në plan të dytë duke bërë specialistët të mendojnë për faktorin genetik predispozues. Në vazhdim të kësaj interviste mjekja Nikolla është pyetur dhe rreth metodave që përdoren në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje në spitalin Amerikan, pasi siç dihet përtej burimeve njerëzore, pra specialistëve të afirmuar,një pikë e fortë e këtij spitali janë dhe aparaturat e fjalës më të fundit të teknologjisë të cilët u vijnë në ndihmë pacientëve për tu diaknostikuar në saktësi dhe trajtimit të duhur të sëmundjes. Pas indetifikimit të pacientit të sëmurë me SPOK, ai në kontakt të afërt për stadet në të cilat pacienti ka arritur. Në qoftë se pacienti është në stadin e parë ose të dytë ose SPOK i lehtë dhe i moderuar,ndiqen ambulatorisht,ndërsa pacientët që janë në stade më të rënda dhe që kanë nevojë për mjekime më të përparuara,hospitalizohen dhe ndiqen nga mjekët dhe infermierët pranë spitalit Amerikan duke u mbështetur nga të gjithë specialistët. Në përfundim të bisedës,specialistja ka dhënë dhe disa këshilla dhe mesazhe për të gjithë shikuesit. Ajo ka këshilluar se mirëushqyerja dhe aktiviteti fizik i përhershëm mbajnë larg çdo lloj sëmundjeje, sidomos ato të mushkërive. Ajo ka dhënë mesazhin e mospirjes së duhanit dhe për ata që janë duhanpirës të mendojnë seriozisht lënien e menjëhershme të tij,për të shmangur problemet që shkaktohen në mushkëri. Shëndet + me autorësi të Xhani Shqerrës dhe në drejtimin e Migena Kapllanit pati një shikueshmëri të lartë takim i cili do të përsëritet çdo të premte në orën 20:00 me të tjerë specialist dhe tema në dobi të teleshikuesit. Për ata që e humbën këtë takim, ritransmetimi ditën e shtunë në orën 11:30 vetëm në Tv Skampa.
Pergatiti Natrin Cocka