Sipas një përmbledhjeje të 67 studimeve të kaluara, njerëzit duhet të ndalojnë së përdoruri aspirinën si metodë parandaluese të sëmundjeve kardiovaskulare.

Aspirina është ende një nga medikamentet më të përdorura në botë, e cila merret edhe pa rekomandime, si metodë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës.

Kolegji Amerikan i Kardiologjisë vitin e kaluar ka ndryshuar udhëzimet, duke rekomanduar që përdorimi i aspirinës duhet të bëhet vetëm nga personat, që kanë pësuar më herët një sulm ne zemër dhe jo nga ata që nuk kanë pasur probleme të tilla në të kaluarën.

Analizat e fundit kanë gjetur se përdorimi i aspirinës e rrit rrezikun e një gjakderdhje gastrointestinale për 47%.

Studimi është publikuar në revistën “British Journal of Clinical Pharmacology.

burimi (bota sot)