Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 57 vjeçari Pelivan Sinanrrapaj, i cili u dhunua nga shokët dhe u la i gjakosur në rrugë.
Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë, por pas 9 ditësh nuk ia doli dot t’i mbijetonte palgëve të marra.
Si ndodhi ngjarja?
Në datën 29 janar Pelivan Sinanrrapaj së bashku me 3 shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç ishin ulur në një lokal në Ballsh.
Pasi kishin pirë raki dhe ishin në gjendje të dehur, mes tyre nisi një debat për politikë, ku viktima thoshte se i ishte mirënjohës bashkisë se i futi gruan në punë.
Pasi dolën nga lokali ku ata kishin pirë raki, shokët e tij e kundërshtuan deri sa e rrahën dhe e lanë në mes të rrugës.
Pelivan Sinanrrapaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërkohë policia arrestoi autorët një ditë më pas, ndërsa gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.