Vetëm një ditë na ndanë nga nisja e vitit të ri shkollorë, dhe emocionet janë të mëdha si për prinderit ashtu edhe për fëmijët. Por një ngarkesë emocionale ndryshe nga vitet e tjera është efhe covid 19. Kjo pandemi ka bërë skeptikë mjaft prindër, por psikologia nga Elbasani, Elona Mustafaraj ka disa sygjerime.
“Të çojmë fëmijët në shkollë apo të mos i çojmë”- kjo është çështja. Po nëse jo në shkollë, ku do t’i dërgojnë tjetër?
Fëmijëve mjafton t’u mësojmë si duhet të sillen në kushtet e reja. Sigurisht edhe do të gabojnë po nuk kanë gabuar kur u keni mësuar se nuk duhet t’u afrohen të panjohurve, kur u keni kërkuar të mësojnë shumë dhe kanë neglizhuar, e lista do ishte pa fund.
Përpiquni të kujtoni si ishte karantina për ta e nga ana tjetër sa e vështirë ishte për prindërit të menxhonin sjelljet e reja “problematike”.
Dhe argumenti i fundit që kam është në këto muaj ku ishin fëmijët, a nuk ishin në lokale, restorante, plazhe, palestra, qendra kursesh, etj.
Suksese çdo nxënësi, mësuesi dhe prindi në sfidën e vitit të ri shkollor. Dalshi faqebardhë!
Elbasaninews.al