Gjithçka filloi me lindjen e fëmijëve të tij. Që kur lindën vajzat e Kenny ai donte të krijonte foto unike dhe të veçanta me to. Koleksioni i tij i fotove përbëhet nga foto të punuara me fotoshop, ku fëmijët shihen në situata ironike dhe të rrezikshme.
Gjithçka filloi me ardhjen e vajzës së tyre të parë, Alix. Tineke Vanobbergen, e dashura e Kenny, fillimisht hezitoi të ndahej nga vajza e saj. Megjithatë, me kalimin e muajve, erdhi koha që Tineke t’i rikthehej punës së saj.
Si shumë nëna, ajo ishte e shqetësuar ta linte vetëm fëmijën e saj, por sidoqoftë, kishte besim të plotë se partneri Kenny Deuss, do të kujdesej mirë për Aliksin. Ai filloi të mërzitej duke i bërë fotot e njëjta, kështu nisi të mendonte në mënyrë më kreative. Sa herë që e dashura e tij e pyeste për mirëqenien e fëmijës, filloi të përgatiste foto të edituara me mjeshtëri dhe ia dërgonte.
Fillimisht ajo u alarmua nga fotot që ai i niste, por e kuptoi shumë shpejt përpjekjen krijuese të Kennyt.
Pasi e dashura e Kenny ndau këto foto me kolegët e saj, ata prisnin me padurim të shihnin më shumë. Si rezultat, faqja në Instagram e Kenny Deuss shpejt fitoi popullaritet dhe tërhoqi shumë ndjekës.
Numri i baballarëve që qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre është pothuajse dyfishuar që nga viti 1989 dhe kjo prirje vazhdon edhe sot. Edhe pse të jesh prind është tepër sfidues dhe kërkues, disa baballarë bëhen krijues për të kaluar kohën më të mirë me fëmijët e tyre.
Top Channel